Macron: Rusia nuk dëshiron paqe, Europa mbështet Ukrainën

Pas marrëveshjes për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilluan një konferencë për shtyp, ku Macron theksoi se Evropa do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, përballë agresionit rus.

“Sulmet e vazhdueshme të Rusisë tregojnë se ajo nuk dëshiron paqe. Ne mbetemi të vendosur dhe të bashkuar për sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë Evropës”, tha Macron.

Ai shtoi se marrëveshjet e nënshkruara do të forcojnë ushtrinë ukrainase dhe do të sigurojnë pavarësinë financiare të vendit për vitet në vijim, duke dërguar një mesazh të qartë Vladimir Putinit se Evropa nuk do të lodhet nga lufta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Macron gjithashtu përmendi rëndësinë e reformave, luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit si pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për integrim në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?