Macron: Së shpejti ligji kundër “Fake News”
Debati që ende vijon mes SHBA e Rusisë provoi se lajmet e rreme apo fake “Fake News” të prodhuara gjatë fushatave elektorale kanë ndikuar jo pak në zgjedhje.
Ndaj pas asaj që ndodhi me zgjedhjet amerikane, shtetet perëndimore po tregohen më vigjilentë përballë një rreziku të tillë.
Franca ka ndërrmarrë hapin e parë, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron ka deklaruar se së shpejti do të prezantohet një ligj kundër përhapjes së “fake news”
“Ne do të ndryshojmë sistemin tonë ligjor për të mbrojtur jetën demokratike nga lajmet e rreme”, tha kreu i Elizesë duke shtuar se “gjatë periudhës së zgjedhjeve, në internet, përmbajtja nuk do të ketë më të njëjtat rregulla”, shtoi ai.
Legjislacioni i propozuar gjithashtu do të ndryshojë rolin e mbikëqyrësit francez tha Macron.
Që kur është zgjedhur, 40 vjecari Macron ka kritikuar shpesh herë dhe fortë median ruse për dezinfomim rreth tij me lajme të përcjella në median sociale gjatë presidencialeve në Francë.
Por hapat ligjore të Francës e cojnë në një nivel të ri luftën me lajmet e rreme.
KOHA JONË SONDAZH

