Macron: SHBA t’i japin fund kufizimit në eksportin e vaksinës

“Nuk mund të justifikojmë ngadalësinë dhe mungesën e solidaritetit me BE. Nga 400 milion doza të vaksinës së prodhuar, ne kemi eksportuar 200 milion”, kështu u shpreh presidenti Francez Emanuel Macron lidhur me shpërndarjen e vaksinës së Covid 19.

“Ne kemi qenë më të ngadaltë me fushatat e imunizimit në Evropë sepse kemi qenë të hapur që nga fillimi. Shtetet e Bashkuara deri tani kanë eksportuar vetëm 5% të vaksinës në Kanada dhe Meksikë. Le t’i japin fund kufizimit të eksporteve”, tha Macron.

Kjo deklaratë e presidentit francez vjen në një moment kur BE ka kërkuar që kompanitë të heqin dorë nga e drejta e prodhimit të vaksinës dhe ta bëjnë atë të hapur për të mundësuar prodhimin në masë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?