Macron shpenzoi 26 mijë euro për pudrosjen e hundës gjatë tre muajve

Presidenti francez nuk kursehet kur bëhet fjalë për të shkëlqyer në shoqëri.

Elysee konfirmoi të enjten faturën e kripur të “make up-it” për Le Point.  Dhe nuk është as më shumë dhe as më pak se 26.000 euro që janë shpenzuar në harkun kohor të tre muajve për këto shërbime, kohë kur mori mandatin si President i Francës.

Që prej zgjedhjes së tij si President, Emmanuel Macron ka përfituar nga shërbimet e një make-up artistje 40 vjeçare, e cila e kishte ndjekur edhe gjatë fushatës presidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy fatura janë dërguar në Elysees: E para në vlerën 16.000 euro dhe e dyta 10.000 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkëpunëtorët e kreut të shtetit nxituan të sqarojnë se shpenzime të tilla do të reduktohen ndjeshëm në të ardhmen.
Fatura dhe pse e lartë është dukshëm më pak se e paraardhësve të tij.

Kështu Francois Hollande i paguante 6.000 euro në muaj personave që merreshin me makiazhin e tij, ndërsa Nicolas Sarkozy, sipas “Vanity Fair” i jepte stafit të tij 8.000 euro për këtë qëllim.

Hollande, megjithatë, e pati shkundur dhe ai opinionin publik, me shumën e pabesueshme të parave që i paguante berberit të vet personal, plot 10 mijë euro në muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?