FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Macron s’humbet kohë, vizitën e parë te Merkel

Vetëm një ditë pasi bëri betimin si president i ri i Francës, Emmanuel Macron udhëton drejt Gjermanisë. Në Berlin, vizita e politikanit – që frenoi vrullin e Marine Le Pen – pritet me interes të madh.

Në mënyrë të vazhdueshme gjatë fushatës presidenciale, 39-vjeçari e kishte vënë theksin tek ai që “Deutsche Welle” e përshkruan si motori gjermano-francez për Europën.

Axhendën e takimit me Merkel do ta mbizotërojnë një sërë projektesh të destinuara t’i japin bllokut një shtysë të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kancelarja mori një mbështetje bindëse për vazhdimësinë në këtë post, pas triumfit të CDU-së në njërin prej landeve më të mëdha të vendit, North Rhine-Westphalia. Për 46 vite, ky rajon është qeverisur nga socialdemokratët. CDU ka mundur ta drejtojë për vetëm 5 vite, nga 2005 deri në 2010.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Martin Schulz e frikësoi shumë Merkelin”, shkruanin mediet vendase, por ama për një kohë të shkurtër. Vota e së dielës në North Rhine-Westphalia shihej gjërësisht si test për zgjedhjet federale të shtatorit, ku Merkel kandidon për një mandat të katërt qeverisës.

Vizita e shefit të ri të Elizesë të hënën në Berlin konsiderohet e një rëndësie simbolike, sepse nënkupton përpjekjet për rifillimin e projektit europian.

Tashmë është kthyer gati në traditë, që udhëtimin e parë jashtë kufijve, presidentët e rinj francezë ta bëjnë në Gjermani, megjithatë Merkel dhe Macron duket se i kishin tashmë themelet e marrëdhënies së tyre.

Kancelarja ishte ndër të parët udhëheqës të huaj që e telefonuan për t’i uruar fitoren, e kërkon ndihmën e tij në vënien në lëvizje të mekanizmit europian në vështirësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?