Macron takon Gentilonin
Kryeministri italian Paolo Gentiloni dhe presidenti i ri francez Emmanuel Macron bënë thirrje të dielën për një integrim më të thellë të Bashkimit Europian. Macron tha se Europa ishte e shurdhër ndaj paralajmërimeve të Italisë për fluksin e emigrantëve nga Afrika e Veriut, ndërsa Gentiloni bëri thirrje që blloku të hartojë një politikë të përbashkët emigracioni. Dy udhëheqësit e vendeve anëtare të zonës euro gjithashtu kërkuan forcim të Bashkimit Europian, ku Gentiloni bëri thirrje për bashkim fiskal dhe bankar.
Emmanuel Macron: “Jam në dijeni të sfidave që Italia ka kaluar në raport me emigracionin. Unë mendoj se nuk i kemi dëgjuar paralajmërimet e Italisë. Dëshira ime është që ne të ecim përpara me një reformë reale mbi të drejtën e azilit dhe rregullave tjera që janë sot për të mbrojtur më mirë vendet e prekura nga presioni i emigracionit.”
Paolo Gentiloni: “Ne duhet ta investojmë besim në politikat e përbashkëta për emigracionin dhe në zhvillimin e bashkimit tonë monetar drejt një bashkimi fiskal dhe bankar. Nuk do të jetë një proces i menjëhershëm, por gjëja e rëndësishme është ta fillojmë dhe të vazhdojmë në drejtimin e duhur. Unë jam i sigurt se Franca dhe Italia do të punojnë së bashku për një Evropë më të fortë dhe më afër qytetarëve të saj “
Takimi me Gentilonin i presidentit francez vjen pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin të hënën e 15 majit, një ditë pas inaugurimit të tij, me qëllim hartimin e një plani drejt integrimit më të thellë të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu u takua me Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk të mërkurën e 17 majit në Paris, duke thënë se ai donte të fillonte menjëherë punën për rishikimin e bllokut.
KOHA JONË SONDAZH

