Macron thotë se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër, reagon Kievi zyrtar: Deklaratë zhgënjyese
Për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, rusët dhe ukrainasit janë vëllezër, por Kievi zyrtar është shprehur i ”irrituar” nga fjalët që tha sot Macron.
Minisitria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e quan deklaratën zhgënjyese, pasi Macron tha se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër në mënyrë që të argumentonte se Rusia nuk ka kryer gjenocid në Bucha, siç është pretenduar deri më tani.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko tha se miti i vëllazërisë mes Rusisë dhe Ukrainës ka rënë që në momentin që Rusia filloi të aneksonte Krimenë. Për të vëllezërit nuk vrasin njëri-tjetrin, gratë dhe fëmijët e tyre apo të shkatërrojnë shtëpitë e tyre.