Macron, udhëheqësi më i ri i Francës që nga Napoloni

Emmanuel Macron është lideri më i ri që ka pasur Franca që nga Napoloni. I cilësuar si një yll në ngjitje, Macron u zotua pas fitores mbrëmë për të mbrojtur Europën.

39-vjeçari Macron, mundi kandidaten e Frontin Nacional, 48-vjeçaren Marine Le Pen, në zgjedhje shumë të rëndësishme për Europën. Fitorja e tij ndali Le Pen dhe politikën e saj kundër Europës.

Më herët presidenti i sapozgjedhur ka deklaruar se nuk do t’i japë Britanisë një marrëveshje të lehtë për Brexit. Madje, Macron e ka cilësuar largimin e Britanisë nga BE si një krim.

Swiss Digital Desktop Reklama

39-vjeçari fitoi thellë nga le Pen me 66.6 për qind të votave, kundrejt 33.94 për qind të Le Pen. Pjesëmarrja në votime ishte 74.62 për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?