Macron vendos Francën në gjendje lufte, njofton masat e reja

Teksa numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi rritet, Presidenti Emanuel Macron njoftoi një sërë masash ndërsa e vendos Francën në një situatë lufte për të luftuar virusin.

“Ne jemi në luftë… prandaj vendosa që të gjitha projektligjet e lëna pezull në parlament të shtyhen. Qeveria do të miratojë një legjislacion të ri për të përballuar krizën” – tha Macron.

Ja disa prej masave që njofton ai:

Të gjitha udhëtimet jo emergjente ndalohen nga mesdita e së martës për 15 ditë; banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi

Ndëshkime për ata që thyejnë rregullat

Ushtria që do të përdoret për të ndihmuar transportimin e të sëmurëve në spital

Spitali ushtarak Alsace afër kufirit gjerman do të vendoset në dispozicion të pacientëve për me COVID-19

Kufijtë që do të mbyllen në marrëveshje me vendet e tjera të Bashkimit Evropian

Shtyhet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Asnjë biznes, pavarësisht nga madhësia, nuk do të lejohet të dështojë

SHKARKO APP