FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Macron vlerëson “pragmatizmin” e Trump

Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi homologun e tij amerikan Donald Trump si “udhëheqës pragmatist”, duke u shprehur se “qëllimi i tij për përafrimin e qëndrimeve me liderët e tjerë” ishte edhe një nga sukseset e samitit të shtatë vendeve më të fuqishme të botës, që u mbyll sot në qytezën e Taorminës në ishullin e Siçilisë në Itali.

Në mbyllje të mbledhjes së G7-ës, Macron u shpreh se shpresonte që presidenti amerikan Trump t’i kuptojë pasojat negative me të cilat do të përballeshin vetë kompanitë amerikane, nëse administrata e tij do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

“Mendoj se do të ishte e gabuar”, deklaroi presidenti francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e domosdoshme për emrin e Shteteve të Bashkuara dhe është në interes të vetë amerikanëve që SHBA-ja të vazhdojë të jetë e angazhuar ndaj marrëveshjes”, shtoi presidenti i sapozgjedhur francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?