Macron vlerëson punën e Nishanit për afrimin e Shqipërisë me Europën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, përmes të cilit vlerëson punën e Nishanit gjatë mandatit si President.

Macron shpreh bindjen tek mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat.

 “Zoti President,

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat duke më dërguar urimet tuaja me rastin e  zgjedhjes sime si President i Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke më zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Më lejoni të vlerësoj punën e kryer gjatë mandatit tuaj në dobi të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reforëms së drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat.

Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet e përzemërta, ju lutem të besoni Zoti President në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?