Madrid, shembet tavani në një klub nate, 26 të plagosur

Të paktën 26 persona kanë mbetur të plagosur në një klub nate në Madrid të Spanjës pasi një kat i ndërtesës u shemb.

Shërbimet e emergjencës në kryeqytetin spanjoll thanë se 11 prej të plagosurve u dërguan në spitalin e afërt për të marrë trajtim, ndërsa të tjerët të cilët kishin marrë plagë më të lehta u mjekuan në vend.

Autoritetet vendase thanë se një vrimë 16 metra katror u hap në katin e sipërm të klubit të natës, i cili ndodhet në jug të Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një incident i ngjashëm ndodhi ndodhi edhe në nëntor, në Tenerife ku 22 persona mbetën të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?