Madridi: Pavarësia e Katalonjës, pasoja penale

Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala ka paralajmëruar se shpallja e pavarësisë së Katalonjës do të ketë pasoja penale.

Prokuroria e Përgjithshme e shtetit spanjoll po përgatit inkriminimin e presidentit katalanas Carles Puigdemont nën akuzën e “rebelimit”, një krim ky që parashikon dënime deri në 30 vjet burg.

“Një shpallje e pavarësisë nga presidenti Puigdemont ose parlamenti katalanas nuk do të ketë asnjë vlerë juridike”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Catala ka theksuar se, shpallja do të ishte një akt që bie në kundërshtim me ligjin spanjoll dhe në bazë me normativat katalanase, të pezulluara nga Gjykata Kushtetuese e Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, qeveria katalanase ka akuzuar atë spanjolle se ka tejkaluar tërësisht kufijtë e nenit 155 të Kushtetutës, duke aplikuar masa që synojnë t’i imponohen Katalonjës.

Katalanasit janë kundër normës kushtetuese që mbron autonominë e rajonit, por parashikon edhe shkarkimin e presidentit të tij./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?