Mafia qëllon me armë ndaj një gruaje në Napoli

Një grua u qëllua tre herë me armë zjarri në fytyrë afër qendrës së Napolit, ndërsa policia dyshon se këtë sulm e ka kryer mafia.

Sipas mediave italiane, Annamaria Palmieri, 54 vjeçe, ka qenë e dënuar më parë për vjedhje të pasurisë dhe pjesëmarrje në organizata kriminale që merren me trafikun e drogës.

Sipas BBC-së, femrat luajnë role të rëndësishme në bandat e krimit, që janë me bazë familjare në Napoli ose siç njihen ndryshe, Camorra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federico Varese thotë se ato përdoren si korriere nga anëtarët e bandave që janë të burgosur për të kontrolluar shpërndarjen e parave të bandës./Abc News

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?