Mafia shqiptare përmendet në OKB, ministrja: Janë organizata terroriste
Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen në OKB. Ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld foli për kartelet shqiptare bashkë me ato meksikane. Sommerfeld bëri thirrje për reformë të sistemit shumëpalësh për të adresuar sfidat reale me të cilat përballen vendet në zhvillim.
”Këto organizata shkaktojnë pasoja ekonomike, politike dhe sociale të ngjashme me ato të konflikteve të armatosura ndërkombëtare. Nuk po flasim për bandat lokale, por përkundrazi për rrjetet dhe zinxhirët logjistikë ndërkombëtarë që lëvizin mijëra ton drogë, shfrytëzojnë minierat ilegale, trafikojnë armë, njerëz dhe madje edhe organe njerëzore”.
Ministrja tha se vendi ka bërë përpjekje dhe burime të jashtëzakonshme për të mbrojtur sigurinë dhe për t’i vënë qytetarët në vend të parë, duke arritur një rekord prej 294 tonësh konfiskimesh droge në vitin 2023. Sommerfeld përmendi referendumin e promovuar nga kreu i shtetit për të reformuar Kushtetutën, i cili përfshin mundësinë e lejimit të krijimit të bazave ushtarake të huaja.
Ajo u prit në sallat e OKB-së nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres dhe më pas zhvilloi takime me përfaqësues të Paraguait, bllokut evropian, dhe mori pjesë në takimin e SHBA-së të quajtur “Shpërbërja e Organizatave Kriminale Transnacionale në Hemisferën Perëndimore”.
KOHA JONË SONDAZH

