Makina djeg karburant përpara spektatorëve, 12 të plagosur

Një zjarr i tmerrshëm i shkaktuar nga një garë makinash nga djegja e karburantit ka lënë 12 persona të plagosur në Australinë Qendrore.

Spektatorët, që po shikonin garën, janë dërguar menjëherë në spital pasi pësuan djegie të rënda në trup. 11 prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme ndërsa një 47-vjeçar është në gjendje kritike me rreth 20% të trupit të djegur.

Makina po bënte disa rrotullime në pistë në konkursin Red CentreNATS në Alice Springs kur lënda djegëse shpërtheu në flakë mbi turmën që po shikonte garën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatorët mbyllën eventin dhe ngjarja po hetohet nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?