Makina godet një grup ushtarësh francez – gjashtë të plagosur
Një makinë u përplas mbi një grup ushtarësh në një lagje të Parisit, duke plagosur gjashtë prej tyre para se të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, në një incident që u cilësua si i qëllimshëm.
Kryetari i lagjes Levallois-Perret, Patrick Balkany, tha se një makinë e tipit BMW, ishte e parkuar para se të godiste ushtarët që dolën nga kazerma në patrullë. Ai tha se padyshim që bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm.
Agjencia e lajmeve Reuters, citoi zyrtarë të departamentit kundër terrorizmit në prokurorinë e Parisit të kenë thënë se kanë hapur hetimet për këtë cështje.
Policia tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Policia tha se po vazhdojnë kërkimet për shoferin e makinës, që u përshkrua si një BMW me ngjyrë të mbylltë.
Zona është rrethuar pas incidentit që ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës.
Franca vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie pas një serie sulmesh të militantëve islamik gjatë të cilëve në dy vitet e fundit u vranë më shumë se 230 persona.
KOHA JONË SONDAZH

