Makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën 6 persona (Foto)

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjeorgji, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë humbur jetën 6 persona, mes tyre tre fëmijë.

Tre fëmijët që kanë humbur jetën ishin të moshave 3 deri në 10 vjeç.

Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit, kur dy makina janë përplasur “kokë më kokë”. Në makinën tip ‘Lexus’ po udhëtonte një i moshuar 77 vjeçar, ndërsa në makinën tip ‘Nissan Rogue’, udhëtonte një familje me pesë anëtarë.

Zyrtarët e trafikut i thanë Fox News se të pestë viktimat që udhëtonin me makinën ‘Nissan’ kishin vënë rripat e sigurimit, ndërsa 77-vjeçari, i cili gjithashtu humbi jetën në përplasje, jo.

SHKARKO APP