Makthi më i keq i BE-së: Tjetër rajon kërkon pavarësi

Ëndrrat e rajonit të Flemish-it për tu ndarë nga shteti i Belgjikës, është ringjallur pasi udhëheqësit separatistë janë frymëzuar nga demonstrimi masiv katalanas dje në Bruksel. Nga ana tjetër, kjo po shkakton një dhimbje koke për udhëheqësit e BE-së, të cilët po përpiqen me dëshpërim të parandalojnë bllokimin e bllokut.

Rruga e Katalonjës për tu ndarë nga Spanja, i ka dhënë shtysë të re separatistëve flamandë që të kërkojnë pavarësinë nga Belgjika. Qindra anëtarë të partisë nacionaliste flamandase “Aleanca e re flamande”, përfshirë kryetarin e parlamentit flamand, Jan Peumans, u bashkuan dje me demonstratën e madhe në rrugët e Brukselit.

Peter Luyckx dhe Jan Van Esbroeck, anëtarë të parlamentit flamand, thanë në një deklaratë për shtyp se: “Sot (dje) ne jemi me të gjithë katalanasit. Ne jemi duke u bashkuar në protestën e tyre paqësore kundër heshtjes së Europës dhe represionit spanjoll”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luyckx nga ana tjetër, shtoi se mënyra se si institucionet europiane dhe Madridi po e menaxhojnë krizën, e cila bie ndesh me vlerat demokratike që ka BE-ja. ”Shpresojmë që ky mesazh të arrijë në Berlaymont, aty ku është ulur Komisioni Europian. Europa duhet të bëjë dialog të mundshëm mes Katalonjës dhe Spanjës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Belgjikës në një reagim mbi demostratën, tha se rreth 45,000 njerëz marshuan nëpër rrugët e Brukselit.

BE-ja ka përshëndetur thirrjet e lëvizjes së pavarësisë katalanase për ndihmë ose me heshtjen e shurdhër ose me deklarata të forta mbështetëse për qeverinë e Madridit. Disa protestues mbanin postera të Jean-Claude Juncker, me fjalën “turpi” i veshur mbi të.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?