Mali i Zi bllokon ministrin e Mbrojtjes të Serbisë
Autoritetet e Malit të Zi nuk e kanë lejuar që të futet brenda territorit të shtetit të tyre, Ministrin e Mbrotjes të Serbisë, Aleksander Vulin, bashkë me një delegacion ushtarak, meqenëse këta të fundit mbanin të veshura uniforma të ushtrisë serbe.
Sipas ”Sputnik”, një gjë e tillë ka ndodhur në rrugën Rovc-Kolashin, ku ministri serb do të vendoste kurora lulesh tek monumenti i ish-ministrit serb të Mbrojtjes, Pavle Bullatoviç, i cili ishte vrarë në vitin 2000. Vulin gjithashtu kishte planifikuar të merrte pjesë në një liturgji në Manastrin Kostrikovaça.
Autoritetet fillimisht kishin lëshuar leje që delegacion i Ministrisë së Mbrotjes, që mund të hynin brenda Malit të Zi edhe me uniforma, megjithatë mbrëmjen e të hënës i kishin telefonuar ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozovic, për një takim urgjent, duke i thënë se leja për uniforma nuk ishte më e vlefshme. Kjo ndalesë vjen pas një sërë përplasjesh që kanë tensionuar raportet e Podgoricës zyrtare me Beogradin.