Mali i Zi drejt mposhtjes së Covid-19

Me 7 viktima, Mali i Zi duket se koroanvirusin e ka mposhtur me sukses. Së fundmi Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se edhe nëntë persona, të diagnostikuar më herët me koronavirus, janë shëruar. Kështu numri i të shëruarve në këtë vend shkon në 199, ndërsa në fazë të shërimit janë 115 pacientë. “Me kënaqësi mund të them se në Mal të Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me Covid-19″. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë të shtrirë tetë pacientë. Prej tyre, pesë janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabël.

SHKARKO APP