Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE
Ditën e sotme (30 qershor) Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, nr. 8, në negociatat për anëtarësimin në BE.
Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.
Përmes një postimi në Twitter, komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, shkruan se hapja e këtij kapitulli është sinjal i qartë i angazhimit europian ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviç e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.
Pleased that #Montenegro today opened the last chapter, on competition, at accession conference with #EU. A clear signal of our commitment to #WesternBalkans & enlargement policy. Focus is now needed on reforms, esp in rule of law, so Montenegro can progress further on EU path.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 30, 2020