Mali i Zi i kërkon ndihmë NATO-s për të luftuar koronavirusin

Organi koordinues kombëtar i Malit të Zi për sëmundjet infektive kërkoi ndihmën e NATO-s në luftën kundër koronavirusit. Mali i Zi kërkon 320 respiratorë, 4,000 teste për koronavirus, 1.000 shtretër me dyshekë, më shumë se pesë milion maska kirurgjikale, një milion veshje për mjekët.

Vendi i vogël ballkanik ka kërkuar edhe 150 shtretër me pajisje spitalore shtesë, 6 milion doreza dhe 10,000 litra alkool mjekësor. Për sa i përket pajisjeve mjekësore, Mali i Zi i kërkoi NATO-s edhe tamponë, defibrilatorë, 40 laringoskopë dhe 20 bronkoskopë.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq ka shpërndarë në Podgoricë mbi 240 pako ndihmash për familjet në nevojë, pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të moshuarit, të cilët nuk kanë askënd që ti ndihmojë. Sekretari i Kryqit të Kuq të Cetinjes, Bozidar Drecun tha për Radion kombëtare se rreth 20 vullnetarë në ditë janë jashtë në terren dhe shpërndajnë pako me ushqime bazë dhe ndihma mjeksore.

Kryqi i Kuq po ndihmon me përparësi personat mbi 65 vjeç. Ai shtoi se për të lehtësuar komunikimin, ata kanë hapur edhe një qendër telefonike ku vullnetarët janë në dispozicion çdo ditë, përveç të dielave, nga 9 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite.

SHKARKO APP