Mali i Zi kërkon Covid test, penalizohen mbi 500 punonjës sezonalë, kërkojnë të bëjnë tamponët

Kush kërkon të kalojë nga Shqipëria drejt Malit të Zi duhet të paraqesë një test anti kovid të 48 orëve të fundit. Në pikat kufitare tokësore kanë hyrë në fuqi kufizimet për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Kushti malalez ka bërë që dhjetra punëtorë sezonalë të kërkojnë teste anti-Covid në Shkodër, por që në vendin tonë bëhet vetëm për rastet e kontaktit.

Qetësia mbizotëron në Muriqan pasi Mali i Zi riktheu kufizimet e lëvizjes nga Shqipëria për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Drejtuesit e policisë së kufirit dhe migracionit tregohen të rezervuar të flasin, pasi vendimi i përket një shteti tjetër dhe nuk kanë fuqi vendimarrëse.

Ata që janë kthyer nga pikat kufitare prej orëve të para të mëngjesit, punëtorët ditorë e sezonal, ju drejtuan operatorit të shendetit publik për të kërkuar informacione se ku mund të kryejnë testin.

Atyre u duhet përgjigjia e tij, e cila është e vlefshme për vetëm 48 orë.

“Erdhëm te Instituti të bëjmë tamponët, këta thonë nuk muhnd t’ju japim rrugëzgjidhje.”

“Qeveritë duhet të japin një zgjidhje, janë mbi 500 punëtorë që dalin për çdo mëngjes.”

Në Shqipëri, testimi anti-Covid nuk kryhet me kërkesë, por vetëm për të hetuar kontaktet e personave që më herët kanë rezultuar pozitiv nga koronavirusi.

Dhe në mungesë të një zgjidhje tjetër, kjo do të thotë se rreth 500 persona që punojnë në Mal të Zi, do të vuajnë edhe nje herë pasojat e izolimit.

Shqipëria ka hapur kufijtë tokësore pa kushte, por shqiptarët mund të lëvizin të lirë vetëm drejt Kosovës.

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Greqia e ngrenë traun e doganës vetëm për disa kategori udhëtarësh dhe kjo me masa të shtuara anti-Covid.

SHKARKO APP