Mali i Zi konfirmon një vdekje nga COVID-19, 97 raste të reja pozitive

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Malin e Zi, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 97 raste të reja.

Mësohet se Instituti i Shëndetit Publik kishte marrë 487 mostra të testuar.

“Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit në lidhje me COVID-19 është 31”, thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik, njofton rtcg. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi aktualisht është 1991.

SHKARKO APP