Mali i Zi mbyll shkollat dhe kopshtet, ndalon kroçerat dhe jahtet

Mali i Zi ka vendosur që të marrë disa masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria vendosi sot që të ndalojë të gjitha tubimet publike, ndërsa mësimi në të gjitha nivelet është ndërprerë për 15 ditë. Përkohësisht ndalohet edhe hyrja e anijeve kroçera dhe jahteve, ndërsa Ministrisë së Punëve të Brendshme i është propozuar të mbyllë pikëkalimet e vogla kufitare dhe pikëkalimet kufitare për komunikacion kufitar. Janë ndaluar edhe vizitat të burgosurve.

Në shtetin fqinj deri tani nuk është konfirmuar ndonjë rast me koronavirus, ndërsa qeveria ka paralajmëruar dënime të rënda për të gjithë ata që do të shkelin masat e parapara për parandalimin e koronaviruesit.

SHKARKO APP