Mali i Zi shënon vetëm 7 viktima nga COVID-19, 321 të infektuar në total

Mali i Zi është shteti ballkanik, i cili ka më pak pasoja nga koronavirusi.

Mësohet se në vendin fqinj janë shënuar vetëm 7 raste vdekjesh dhe numri total i të infektuarëve ka shkuar në 321. Së fundmi mësohet se një 83-vjeçar ka ndërruar jetë, duke rritur bilancin e viktimave.

Pacienti ishte në spital që prej 23 marsit dhe ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga disa sëmundje tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë 153 persona janë shëruar në Malin e Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga shifrat e raportuara shihet se vendet e tjera ballkanie, përfshirë edhe Shqipërinë kanë një numër më të lartë vdekjesh dhe të prekurish nga Covid-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?