Mali ku u testua bomba bërthamore rrezikon të shkaktojë katastrofë natyrore

Koreja e Veriut ka kryer të gjitha testet bërthamore nëntokësore nën një mal. Shkencëtarët kinezë besojnë se mali rrezikon të shembet duke përhapur rrezatimin në të gjithë rajonin, gjë që do të shkaktojë  një katastrofë natyrore.

Kim Jong urdhëroi testimet në tunele në rajon të largët, ku përhapja e rrezatimit është ndalur nga shtresat e shkëmbit. Por pas gjashtë testeve bërthamorë dhe rrezikun se do të ketë përsëri teste të tilla, kinezët kanë ngritur alarmin se mali do të shembet.

Wang Naiyan, studiues i lartë në programin e armëve bërthamore të Kinës, tha se bota është në rrezik për një fatkeqësi të madhe mjedisore nëse testet nuk ndalen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse Koreja e Veriut kryen edhe një test tjetër bërthamor në mal atëherë ajo mund të shpërthejë duke lënë hapësira që lejojnë rrezatimin të dalë jashtë,”– tha ai për South China Morning Post.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sizmologët besojnë se gjashtë testet e shtetit komunist deri më tani janë kryer të gjithë nën të njëjtin mal në Punggye-ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?