“Mami im ka vdekur”, vajza e vogël troket në…

Një vajzë e vogël, e tmerruar nga çfarë kishte dëshmuar, trokiti në derën e fqinjëve dhe i tha: “Mami im ka vdekur”. Trupi i nënës së saj 26-vjeçe dhe i bashkëshortit 30-vjeç u zbuluan pasi fqinjët dëgjuan të qarat e tre fëmijë të tyre të vegjël.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasdite në Oldbry, West Midlands të Britanisë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata e gjetën nënën e tre fëmijëve pa jetë, me plagë të rënda në kokë, ndërsa bashkëshorti i saj, ndodhej në dhomën tjetër, ku dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.

Policia beson se gruaja u sulmua në mënyrë të dhunshme nga i shoqi, duke i marrë asaj jetën, e pasi kuptoi se çfarë kishte bërë ai i dha fund jetës së tij. I tronditur, një banor i zonës tha se një vajzë e vogël kishte trokitur në derën e fqinjëve duke thënë se nëna e saj kishte vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më e madhja, vajza e tyre që është rreth 7-8 vjeç trokiti në derën e fqinjëve. Kanë edhe një bebe te vogël dhe një fëmijë tjetër. Ato i nxorrën nga banesa. Njëri prej tyre nuk donte të dilte fillimisht, sepse donte të rrinte me të ëmën”, tha fqinji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?