FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mançester, kamikazi e kishte projektuar sulmin prej një viti

Sipas gazetës britanike “Guardian”, policia e Mançesterit ka arrestuar një tjetër person të dyshuar në lidhje me atentatin vetëvrasës të së hënës që shkaktoi 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në koncertin e Ariana Grandes.

Shkon në tetë kështu numri i personave të arrestuar deri tani: mes tyre Ismail Abedi, 23 vjeç, vëllai i kamikazit, Salman Abedi. Një grua dhe një burrë janë arrestuar më herët dhe pastaj janë lëshuar.

Një kontroll i agjentëve është kryer edhe në brendësi të një banese në lagjen Moss Side, në jug të Mançesterit, ku ndodhi dhe atentati kamikaz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Times”, Salman Abedi, e kishte projektuar atentatin prej të paktën një viti dhe kjo rezulton edhe falë lëvizjeve bankaret 22-vjeçarit britanik me origjinë libiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abedi në fakt kishte hapur një llogari bankare rreth 12 muaj më parë, e cila ka mbetur e paaktivizuar deri kur është përdorur para sulmit për të blerë dado, bullona, vida dhe gozhda të përdorura në ndërtimin e bombës artizanale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?