Maqedonasit të zhgënjyer, LSDM dhe VMRO-DPMNE humbën 248.885 vota nga 2016

Në zgjedhjet parlamentare katër vjet më parë, në Maqedoninë e Veriut votuan 1.191.852 votues.

Dy ditë më parë, 927.640 njerëz votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përkatësisht 264,212 më pak.

Nëse krahasojmë numrat për votues të caktuar, kampusi maqedonas humbi më së shumti, dmth., LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2016, 436.981 votues votuan për LSDM-në. Dy ditë më parë, 327.329 qytetarë votuan për koalicionin e LSDM-së “Mundemi “. LSDM, pas katër vjet qeverisje, humbi 109.652 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata është e ngjashme me VMRO-DPMNE-në. 454.577 qytetarë votuan për këtë parti në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, dhe në vitin 2020 – 315.344 ose 139,233 vota më pak.

Së bashku, dy partitë më të mëdha politike humbën gjithsej 248.885 vota në vetëm katër vjet. Ky është një tregues i zhgënjimit të votuesve maqedonas dhe i pakënaqësisë nga oferta dhe dypartizmi në këtë vend, për të cilin janë angazhuar kaq shumë partitë kryesore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?