Maqedoni e Veriut, 213 raste të reja me Covid-19 dhe 26 të vdekur, rekord të shëruarish
Ulet numri i infeksioneve në Maqedoninë e Veriut.Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 741 teste, nga të cilat 213 raste kanë rezultuar pozitive me Covid 19. Numrin më të lartë vijon ta mbajë Shkupi.
Ndërkohë 26 pacientë kanë humbur betejën me Covid duke ndërruar jetë.
Situatë pozitive edhe në raport më të shëruarit, me plot 632 pacientë të rikuperuar nga sëmundja.
Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 73851, numri i pacientëve të rikuperuar është 50046, numri i të vdekurve është 2147 dhe numri i rasteve aktive është 21658.