Maqedoni e Veriut, Covid-19/ 6 viktima dhe 156 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1227 testime të realizuara, 156 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4820, prej të cilëve 1865 janë shëruar kurse 222 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus.
Ndryshe, ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë 24 orëve të fundit 705 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës. Në mbarë vendin 702 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 210 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.