Maqedoni: Ndalohen mjekët të kujdesen për refugjatët

Kanë kaluar disa muaj që kur organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekë pa kufij” po përpiqet që të marrë leje nga Ministria e Shëndetësisë, për t’u ofruar kujdes shëndetësor refugjatëve që vijnë në Maqedoni.
Siç raportojnë mediat maqedonase, disa mjekë të kësaj organizate, tani më gjatë kohë qëndrojnë në Maqedoni, por s’mund ta marrin lejen e duhur, e cila do u lejonte të ofronin kujdesin e tërësishëm shëndetësor ndaj refugjatëve.
Nga Ministria e shëndetësisë kanë konfirmuar se organizata ka dorëzuar memorandum për bashkëpunim, ku janë saktësuar aspektet në të cilat kjo lëvizje mund të kontribuojë në dhënien e ndihmës mjekësore refugjatëve në territorin e Maqedonisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se në zonat ku grumbullohen refugjatët, vazhdimisht sigurohet mbrojtja e nevojshme shëndetësore nga ekipet mjekësore të ndihmës së shpejtë, pranë qendrës shëndetësore, Gjevgjeli, si dhe në vazhdimësi kryhet edhe dezinfektimi i tërësishëm i hapësirës dhe mjeteve të transportit.

SHKARKO APP