FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedonia e gatshme të tërhiqet nga pretendimet për Aleksandrin e Madh

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është i gatshëm të tërhiqet nga pretendimi i vendit të tij për trashëgiminë e Aleksandrit të Madh, për të ndihmuar në zgjidhjen e kontestit të gjatë 26 vjeçar me Greqinë fqinje për emrin e Maqedonisë.

“Tërhiqem nga pretendimi që Maqedonia është trashëguese e vetme e Aleksandrit. Historia nuk na takon vetëm neve, por po ashtu, edhe Greqisë dhe shumë vendeve të tjera”, tha Zoran Zaev, gjatë një interviste televizive mbrëmë vonë.

Prej pavarësisë së saj nga Jugosllavia në vitin 1991, Maqedonia ka pretenduar së paku një pjesë të trashëgimisë ndaj sunduesit më të njohur të Mbretërisë së Maqedonisë së lashtë, duke i zemëruar grekët, të cilët emrin “Maqedonia” e shohin si pretendim të fshehtë territorial kundër rajonit grek me të njejtin emër, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrjedhimisht, Greqia i ka paraqitur veto anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?