Maqedonia e Veriut, 1 vit pandemi

Maqedonia e Veriut ka shënuar një vjetorin e betejës me Covid’19. Më 26 shkurt të vitit 2020 u regjistrua rasti i parë. Bëhej fjalë për një 50-vjeçare që ishte kthyer nga Italia. Edhe pse fillimisht autoritetet e shëndetësisë thanë se do të ketë vetëm 2.000 të infektuar, aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë mbi 101 mijë të prekur dhe mbi 3.100 viktima.

Në 1-vjetorin e rastit të parë, ministri Filipçe duke falenderuar punonjësit shëndetësor për përkushtimin dhe profesionalitetin, tha se vendi po bën përpjekje maksimale për të siguruar vaksinat.

“Furnizimi me vaksina për momentin është sfidë kryesor për vendet e botës, kurse 130 vende ende nuk e kanë filluar vaksinimin. Ne kemi arritur ta fillojmë vaksinimin e punonjësve shëndetësor, kurse shumë shpejtë do të fillojmë vaksinimin e qytetarëve”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në Gostivar ka lëshuar në përdorim spitalin Covid të lëvizshëm. Ai tha se situata në këtë rajon është stabile, por qytetet e tjera përballen me rritje të infektimeve si pasojë e virusit britanik.

SHKARKO APP