Maqedonia e Veriut, 127 të infektuar dhe 8 viktima nga covid në 24 orë

Situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë serioze.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 8 viktima të reja duke e çuar bilancin total në 422.

Gjithashtu u kryen 904 testime prej të cilave 127 persona rezultuan pozitivë. Numri i të infektuarve në total ka arritur në 9,153.

Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.

Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova. Në Klinikën Infektive në Shkup jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 70 dhe 93 vjeçe.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë të moshës 34,45,78 dhe 87 vjeçe, ndërsa tek një 62 vjeçar prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes. Në Klinikën e Tetovës jetë ka ndërruar një pacient 78 vjeçar.

SHKARKO APP