Maqedonia e Veriut, 30 viktima dhe 447 raste të reja me Covid-19
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30 viktima dhe 447 raste të tjera të koronavirusit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në vend ka shkuar në 151.569, ndërsa numri i vdekjeve në 4.772.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 620 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar në 131.530 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 716.173 teste të dyshuara për Covid-19, përfshirë 3.034 teste të kryera brenda ditës së fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 15.267.