Maqedonia e Veriut do t’i heq masat kufizuese për vendet fqinje
Heqja e masave kufizuese për vendet e rajonit, do të jetë temë diskutimi i Komisionit për sëmundje infektive. Sipas ministrit të Shëndetësisë kjo nënkupton heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.
Rekomandimi paraprakisht duhet të miratohet në Qeveri.
Para disa javëve Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masën që shtetasve të Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë, t’u kërkohet test negativ për COVID-19 gjatë hyrjes në territorin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ndikoi që më vonë edhe Kosova e vendosi të njëjtën masë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.