Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë larg izolimit.

Ai i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat pasi hapi i radhës do jetë ora policore teksa situata është shumë serioze.

Në fakt Ministri thotë se po nesër qeveria propozon një masë kufizuese për operatorët ekonomik me një orar pune deri në 23:00, transporti publik me kapacitet 50%, rekomandim për punë me ndërrime ose online si dhe kufizim të tubimeve familjare.

“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe online, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

SHKARKO APP