Maqedonia e Veriut, gati të lejojë përdorimin e marijuanës
Qeveria në Maqedoninë e Veriut po merr në konsideratë lejimin e përdorimit të marihuanës në kafe dhe vendet turistike në kryeqytetin, Shkup dhe në vendet e tjera turistike, si buzë liqenit të Ohrit.
“Ideja është që të lejohet konsumimi i marihuanës në kafene, si në ato ekzistuese dhe ato të reja, dhe në vendet turistike, përfshirë Shkupin, nëse respektojnë disa standarde të ventilimit, provën e origjinës së marihuanës dhe kështu me radhë”, tha kryeministri Zoran Zaev për ”Deutsche Welle”.
Nga ana tjetër, ai shtoi se qeveria parashikon një rregullim të rreptë në këtë sferë, duke marrë Amsterdamin në Hollandë si një shembull. Kryeministri Zaev tha se kjo ishte pjesë e paketës së planifikuar të qeverisë të masave që synojnë stimulimin e ekonomisë, e cila është goditur rëndë nga Covid-19.
Zaev i cili në dy vitet e fundit ka premtuar një debat publik mbi këtë çështje, paralajmëroi se qeveria e tij Socialdemokrate nuk ka marrë ende ndonjë vendim përfundimtar dhe këmbëngul se nëse shumica në vend i thotë jo idesë, ai është i gatshëm të tërhiqet nga ky plan.
Maqedonia e Veriut ka lejuar që marihuana me përdorim medicinal të shitet në farmaci që nga viti 2016, kur qeveria e udhëhequr nga e djathta e VMRO DPMNE ishte në pushtet. Sidoqoftë, vendi nuk e ka dekriminalizuar plotësisht përdorimin e kanabisit.