Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, pa PCR test dhe karantinë
Hapja e kufijve pa kushte nga Maqedonia e Veriut ka rikthyer lëvizjen e lirë me Shqipërinë, duke hequr kushtet për test anti-kovid ose karantinim të detyruar! Efekti u ndje që në ditën e parë kur qarkullimi mes dy vendeve u gjallërua.
Mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut është rikthyer lëvizja e lirë, pas heqjes së testit anti-kovid dhe karantinimit të detyruar si kushte për të kaluar kufirin
Efekti në kufi ishte i menjëhershëm!
Qarkullimi mes dy vendeve u gjallërua pas gati 4 muajve bllokim.
Më të shumtë ishin në hyrje drejt Shqipërisë.
Kryesisht banorë të trevave të banuara nga shqiptarët që vinin për pushime apo çështje punë.
“Nuk kërkojnë asnjë lloj kushti.”
Në hyrje pala shqiptare u mat temperaturën, por nuk pati raportime për raste të dyshuara me koronavirus.
Ndërsa për të përballuar fluksin e shtuar, në Qafë Thanë punohet me tre sportele të dalje e tre në hyrje!
Udhëtarët se asnjë nga palët nuk u krijoi probleme në lëvizje.
“Është normale sikurse më parë.”
Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon që lejon lëvizjen e lirë më Shqipërinë krahas Kosovës, ndërsa Mali i Zi dhe Greqia mbajnë në fuqi ende masat kufizuese!