Maqedonia e Veriut, javën e ardhshme diskuton hapjen e kufinjve pa kushte me rajonin

Maqedonia e Veriut pritet që javën e ardhshme të diskutojë për hapjen eventuale të kufijve me shtetet e rajonit pa kushte.

Vendet e Ballkanit Perëndimorë si dhe Greqia e Bullgaria do të rilidhen sërish “on-line” për tu koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën me Pandeminë.

Zv/ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë marrë vesh të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës për të pasur një protokoll të harmonizuar dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së koronës”, është shprehur ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa lehtësimi i lëvizjes varet edhe nga situata epidemiologjike, që në vendin tonë në bazë të shifrave po shkon drejt përmirësimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?