Maqedonia e Veriut kryen 1,971 teste në 24 orë: 188 raste të reja, shënohen 5 viktima
Maqedonia e Veriut ka realizuar një numër të lartë testimesh në 24 orët e fundit për Covid-19, 1,971 nga të cilat 188 rezultuan pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: Shkup 44, Kumanovë 21, Dibër 1, Shtip 18, Tetovë 24, Strugë 21, Veles 1, Manastir 5, Ohër 6, Kavadar 3, Gostivar 23, Kriva Pallankë 1 Koçan 1, Probishtip 2, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 3, Kërçovë 10, Resnjë 1, Negotinë.
Ndërkohë, po në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën nga koronavirusi 5 pacientë, 1 nga Shkupi, 1 nga Manastiri, 1 nga Kumanova, dhe 2 nga Tetova.
bBtejën me koronavirusin e kanë fituar edhe 268 pacientë në 24 orët e fundit.