Maqedonia e Veriut, ndër vendet e para për ikjen e të rinjve

Maqedonia radhitet në vendin e tetë në botë për numër më të lartë të shpërnguljes së trurit. “The Economist” publikoi të dhënat e Raportit të Konkurrencës Globale të Forumit Botëror Ekonomik nga viti 2018 të cilat tregojnë për emigrimin e lartë të personave të kualifikuar dhe arsimuar.

Gjysmën e listës prej dhjetë vendeve e zënë shtetet e rajonit prej të cilave në pozitë më të pafavorshme është Bosnja.

Lista kryesohet nga Haiti dhe Venezuela kurse para Maqedonisë janë edhe Kroacia dhe Rumania. Institucionet dhe organizatat civile në vend e pranojnë problemin me migrimin.

Të dhënat e hulumtimeve të Koalicionit të organizatave për të rinj “Tani”, tregojnë se 76% e të rinjve në vend përballen me sfida. Dëshpërimi i tyre vjen zakonisht si rezultat i pamundësisë ekonomike, të ardhurave të vogla, borxheve dhe papunësisë; sfidave gjeografike ose infrastrukturës së pazhvilluar; sfidave sociale ose diskriminit; dhe atyre shëndetësore.

SHKARKO APP