Maqedonia e Veriut, në 24 orë shënohen 6 viktima, 113 raste të reja dhe 259 të shëruar nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut shënoi një tjetër shifër të lartë të infektuarish me koronavirus këtë të enjte (6 gusht).

Në 24 orët e fundit u kryen 1,543 testime prej të cilave rezultuan pozitivë 113 pacientë.

Numri total që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 11,339 të infektuar në të gjithë territorin.

Gjithashtu këtë të enjte u shënuan dhe 6 viktima të tjera duke e çuar bilancin total në 517 të vdekur.

Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur ndjeshëm me 259 persona që kanë lënë spitalet.

Gjashtë viktima dhe 113 raste të reja me Covid-19, shërohen 259 pacientë. Gjithsej, 7,480 persona kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja vijon si më poshtë:

Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

SHKARKO APP