Maqedonia e Veriut/ Nga nesër bojkotohet procesi arsimor, për shkak të ndotjes së ajrit

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) ka marrë vendim që të bojkotohet procesi arsimor për ditën e nesërme për shkak të ndotjes së ajrit.

“Ju informojmë se Unioni ka marrë vendim që të bojkotojë procesin arsimor ditën e nesërme (20.12.2019) për shkak të ndotjes enorme në vend. Nxënësit do të bashkëngjiten në protestën masive kundër ndotjes së ajrit në Shkup”, thuhet në njoftimin e UNSHM-së.

Ata shtojnë se bojkotimi do të realizohet në qytetet më të ndotura si Tetova, Gostivari, Kumanova, Shkupi dhe Manastiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?