Maqedonia e Veriut nis vaksinimin masiv, ja vaksina që është duke përdorur

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (31 mars), ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19. Imunizimi ka nisur me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat të dielën arritën në Shkup përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Vaksinimi po zhvillohen në Shkup dhe në nëntë qytete tjera.

Të drejtën e vaksinimit në këtë fazë e kanë personat mbi moshën 77 vjec, të cilët për orarin e vaksinimit po njoftohet përmes mjekut familjar.

Ministria e Shëndetësisë fillimisht kishte njoftuar se nga këto doza, rreth katër mijë do të jepen për disa kategori tjera që janë të rrezikuar në vendet e punës si, policë, ushtarakë, zjarrfikës, gazetarë, edukatore në kopshte, shofer autobusi dhe punonjës në gjyqe, por të martën në mbrëmje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vaksinimi me AstraZeneca do të bëhet vetëm për personat të moshës mbi 60 vjeç, shkruan Rel.

“Pas dy raporteve që morëm nga Kanadaja dhe Gjermania, ne vendosëm që të ndiqnim rekomandimet e tyre dhe të mos vaksinonim persona nën moshën 60 vjeç me Astra Zeneka. Sigurisht që nesër do të fillojmë të vaksinojmë qytetarë të moshuar, mbi moshën 77 vjeç”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Përmes vakcinacija.mk kanë aplikuar mbi 117 mijë qytetarë të interesuar për vaksinim. Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se 76,000 doza shtesë të vaksinës COVID-19 do të mbërrijnë deri në fund të prillit.

Në Maqedoninë e Veriut, paraprakisht janë vaksinuar mbi shtatë mijë punonjës shëndetësorë me vaksinën ruse Sputnik V.

SHKARKO APP