Maqedonia e Veriut nuk pret vaksinat perëndimore, porosit 200 mijë doza nga Kina

Maqedonia e Veriut nuk pret më vaksinat perëndimore, teksa sot qeveria ka porositur 200 mijë doza nga Kina.

Dozat e vaksinës “SinoVac” pritet të vijnë brenda shkurtit, teksa vaksinimi në Maqedoninë e Veriut ashtu si në disa vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka nisur ende.

Maqedonisë së Veriut iu premtuan edhe vaksina nga Serbia e Bullgaria në formë ‘dhurate’, por ende nuk i janë dhënë për shkak të problemeve që ka tashmë Europa me furnizimin me vaksina nga kompanitë farmaceutike perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?