Maqedonia e Veriut përgatitet për pikun, gjatë javës lëvizja kufizohet në 13 orë, fundjava shtetrrethim

Masa drastike ka marrë masa drastike tashmë pas ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se piku i të infekuarve do të jetë në fund të prillit.

Tashmë maqedonasit do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 05:00- 16:00 por e ndarë për dy kategori. Të moshuarit mbi 67 vjeç do të lëvizin nga ora 10:00- 12:00 kurse të rinjtë deri në 18 vjeç në fashën 13:00- 15:00.

Por ajo që bie në sy është se fundjava do të jetë shtetrrethim total 48 orë në Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk do të dalë. Nga ana tjetër kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se në javët në vijim numri i të infektuarve sipas parashikimeve do të kapë 2000- 2500.

SHKARKO APP